14 ministrat dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë betimin sot para Presidentit të Republikës Ilir Meta në nisje të detyrës së tyre zyrtarisht. Pas ceremonisë në Presidencë ku u bë edhe një foto në grup, kryeministri Rama së bashku me ministrat kanë përshkruar rrugën e kthimit për në godinën e Kryeministrisë më këmbë.
Mediat ka qenë gjatë gjithë kohës live, duke ndjekur hap pas hapi qeverinë e re në parakalimin e parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pak njerëz kureshtarë ishin mbledhur. Sipas raportimit , Rama dhe ministrat kanë kaluar me të semafor të kuq pranë Presidencës por ama janë ndalur tek semafori i dytë. Në momentin që gazetaret i kane kërkuar një opinion për betimin në Presidencë, kryeministri i ka kërkuar të respektojë rregullat. “Respektoni semaforin”, i është drejtuar ai gazetareve.