Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkresës së dërguar nga studentët, të cilët i thonë se kushtet e tyre janë të panegociueshme. Ndërsa pritej iniciimi i ndonjë takimi me përfaqësi të studentëve, kryeministri “virtual” i ka ftuar në një takim virtual në Facebook. Ai ka publikuar një foto në faqen e tij zyrtare, të cilën e shoqëron me vetëm katër fjalë: “Pas pak edhe ftesa?”.
Një postim i tillë, mund të konsiderohet thjeshtë tallje me studentët. Ata nuk i kanë kërkuar negociim por plotësim të kërkesave, që siç e shkruajnë edhe vetë në letrën e tyre, janë të PANEGOCIUESHME. Sipas gjasave, Rama po teston studentët në durimin dhe vendosmërinë e tyre. Pritet reagimi i studentëve protestues.