
Kryeministri shqiptar Edi Rama po zhvillon një vizitë sot në Paris, ku u prit nga presidenti francez Emanuel Macron. Franca është një ndër tre vendet skeptike lidhur me hapjen e negociatave zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Pak kohë më parë Macron ishte takuar në Paris edhe me ministrin Fatmir Xhafaj, i cili ishte shprehur se kishte marrë fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë. Dy vendet e tjera skeptike në BE për hapjen e negociatave të Shqipërisë janë Holanda dhe Gjermania.
Pak kohë më parë Rama ishte takuar me kancelarin gjermane Angela Merkel, e cila kishte kërkuar vijimin e reformave në Shqipëri deri më 21 qershor, kur BE do të shprehet lidhur me negociata me Shqipërinë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!