FOTO/ Rama ironi me sjelljen e opozitës në Brukel: “Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise”

Loading...

Politika shqiptare gjatë ditës së djeshme debatin e brendshëm e transferoi në Parlamentin Evropian, ku opozita kërkoi përjashtimin e Ballës nga tryeza e punimeve, pasi sipas tyre është i lidhur me krimin. Por fotot e publikuara më vonë nga deputeti i PS, Fate Velaj, treguan se opozita nuk kishte braktisur drekën pas punimeve në Parlament.

Sot Kryeministri Edi Rama për mes një fotoje në ‘Instagram’ ka ironizuar incidentin e djeshëm, pasi opozita edhe pse u largua nga salla e PE-së, nuk nguroi që të merrte pjesë në drekën e përbashkët me të pranishmit, ku ishte edhe Balla.

“Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”, shkruan Rama.

Loading...