
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Takimi mes tyre është zhvilluar pak më parë në Tiranë dhe ka zgjatur më shumë se një orë. Mësohet se takimi ka qenë në kuadër të protestës së dhunshme për taksën e Rrugës së Kombit, që mblodhi protestues nga Shqipëria dhe Kosova. Të dy janë parë duke biseduar lirshëm dhe duket se ka qenë më shumë një takim miqësor.