FOTO – Punonjësit e Tatimeve Shkodër nuk i bëjnë “like” postimeve të ministres e drejtores së përgjithshme…

Propaganda është një ndër gjërat më jetike për “Rilindjen” dhe mjeti me të cilin përpiqen t’iu hedhin hi syve shqiptarëve, veçanërisht në rrjetet sociale.


Që propaganda të jetë sa më “e besueshme”, duhet të përfshihen edhe punonjësit e administratës, të cilët jo rrallë detyrohen t’u pëlqejnë apo shpërndajnë në profilet, faqet ose grupet e tyre, statuse të kryeministrit, ministrave apo drejtorëve përkatës.

Së fundmi, disa foto kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, që tregojnë më së miri se si funksionon meganizmi propagandistik i “Rilindjes”. Në qendër duket se është Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër, meqenëse në krye të screensho-it është shkruajtur “Dr. Kontrollit Shkoder”. Nuk është shumë e qartë, por duket se në Shkodër nuk ka shumë “like” dhe “shpërndarje postimesh” për ministren Anila Denaj dhe drejtoren e përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë Delina Ibrahimaj.

Tash 7 vjet, përdorimi i rrjeteve sociale dhe zyrtarëve të shtetit për propagandën qeveritare, është bërë i zakonshëm, aq më shumë që vetë kryeministri ka një televizion pas vetes nga mëngjesi në darkë. Por në një vend përendimor dhe antar të BE-së ku aspirojmë të futemi, publikimi i mesazheve të tilla, do të sillte dorëheqje apo shkarkime pa dyshim.