FOTO – Publikohen fotot e të rinjve që janë zhdukur në Malësinë e Madhe, familjarët apel për ti gjetur…

Bëhen publike fotot e dy nga tre të zhdukurit në Malësinë e Madhe. Bëhet fjalë për shtetasit Vilson Çutaj nga Bajza e Malësisë së Madhe 37 vjeç, Klement Pepaj 21 vjeç nga fshati Vrith. Dyshohet se bashkë me shtetasin tjetër Danjel Pepaj, 25 vjeç, kanë patur një fund tragjik.


Alarmin për zhdukjen e tyre ditën e djeshme e dhanë të afërm të të rinjve, ndërsa ditën e sotme, informacioni është konfirmuar edhe nga Policia e Shkodrës. Uniformat blu nuk nxitojnë të japin lajme për fatin e të rinjve, duke u mjaftuar me pohimin se po kontrollohet në territor për gjetjen e tyre.

Para policisë, ishte gazetari investigativ Artan Hoxha që publikoi lajmin. Ditën e sotme, ishin familjarë të të rinjve që dhanë informacione për mediat për kontaktet e fundit me ta. Deri në këto momente, zhdukja e tyre është mbuluar nga misteri, pavarësisht pistave që po qarkullojnë.

Një nga ato, konsiderohet për “motive të dobëta”, për shkak të një femre, siç e publikon dhe gazetari Hoxha. Në fakt, vetë hoxha këmbëngul duke thënë se gjithçka lidhet me pazare me “mallin jeshil”. Policia nuk ka bërë publike akoma një pistë zyrtare.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing