ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Protestuesit drejt Tiranës me targën e Audit të ish- ministrit të Brendshëm Tahiri

Qe në oret e para te mengjesit, protestuesit jane nisur nga rrethet drejt Tiranes. Ata po vijnë nga qytete të ndryshme në Tiranë mbajnë me vete në automjetet e tyre targën e Audit te ‘famshem’, AA 003 GB, qe ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri u shiti Habilajve.

PD akuzon se makina me këtë targë ishte pronë e Saimir Tahirit dhe, njëkohësisht, përdorej nga banda e Habiljave për lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabist që më nentor 2013, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, deri në tetor 2017, kur Antimafia italiane arrestoi bandën më 2017.

“Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia|’-ben me dije PD-ja, teksa publikon foto nga automjetet qe po vijne ne proteste.

Kujtojme se nga përgjimet e Habiljave degjohej se Saimir Tahiri fitonte 5 milionë euro në muaj dhe rreth 20 milionë i përdori në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Përdorimi i makinës së Ministrit të Brendshëm me targën AA 003 GB nga banda e Habiljave u denoncua nga oficeri Dritan Zagani në tetor 2015.

Loading...

Lini një Përgjigje

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.