Ish-kryeministri Sali Berisha është një prej mbështetësve të fortë të protestës studentore dhe këtë nuk e ka fshehur as në postimet në rrjetet sociale apo edhe në daljet televizive. Herë pas here Berisha poston video nga protesta e studentëve përballë Ministrisë së arsimit duke i dhënë atyre kurajo.
Mirëpo disa komentues janë treguar të ashpër duke shpërthyer në akuza të drejpërdrejta ndaj ish-kryeministrit të vendit, ku e kanë cilësuar atë si shkaktarin kryesor të degradimit të sistemit universitar në atë gjendje që është sot.
Por, akuzat dhe revolta ekomentuesve ka shkuar edhe më tej. Komentuesit i kanë kujtuar ish-kreut të qeverisë se ata do përfundonin të vrarë nëse protesta do ishte zhvilluar përpara zyrës së tij.
“Mos u mburr sali ..se neser do jen ne kurrizin tend kto .. ti ke dhe 1 gjo te keqe se kur dalin me protestuar i vret”-shkruan një nga komentuesit në profilin e Berishës.
Ndërsa shumë të tjerë i bëjnë thirrje të heshti pasi mbështetja e tij është fallso dhe për përfitime të pastra politike. “Në këtë rast o sale nderohet “KALORESI” jo kali ti po vuan për pak pushtet”, i shkruan një tjetër komentues në profilin e Facebook.