Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO+FOTO – Projekti për ndërtimin e kompleksit të ri sportiv në Shkodër, palët nisin takimet konkrete mes tyre…

ShkodraWeb 15 December, 2023
beci duka xhaferi kompleksi ri sportiv shkoder 2023

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku u diskutua në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e futbollit dhe projekte të rëndësishme infrastrukturore. Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri dhe përfaqësues të FSHF-së.

Pasi e falënderoi kryebashkiakun Beci për mikpritjen e ngrohtë, Presidenti Duka vlerësoi gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të çuar përpara iniciativa të rëndësishme për të mbështetur rritjen e futbollit shkodran. Një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara ishte menaxhimi i stadiumit “Loro Boriçi” dhe gjetja e një formule sa më të përshtatshme mes Bashkisë dhe klubit Vllaznia në mënyrë që impianti të jetë sa më funksional dhe në eficiencë të plotë. Presidenti Duka tha se është me rëndësi që të gjitha ambientet e stadiumit të rigjallërohen dhe të jenë në funksionalitet të plotë gjatë gjithë kohës.

Gjatë takimit u shqyrtua edhe projekti që ka klubi i Vllaznisë për të ndërtuar një park rinor sportiv, një kompleks modern që mund t’i japë një hov të madh zhvillimit të futbollit në qytetin verior.

Kryebashkiaku Beci është shprehur i gatshëm që këtij projekti t’i vihet në dispozicion trualli në ish-Uzinën e Telave për këtë projekt madhor, që konsiston në ndërtimin e një kompleksi sportiv, hotelerie dhe shërbimesh ku përfshihen të paktën 5 fusha me përmasa standarde, që do të shërbejnë për stërvitjen e ekipeve të Vllaznisë dhe organizimin e kampionateve të moshave, duke ofruar një infrastrukturë moderne.

Nga ana e tij, Presidenti Duka theksoi se FSHF është e gatshme të mbështesë këtë projekt duke ofruar financimin dhe ndërtimin e fushave, duke kërkuar arritjen e një marrëveshje brenda një kohe sa më të shpejtë për nisjen e punimeve, teksa klubi i Vllaznia do të marrë përsipër infrastrukturën mbështetëse.

Për kreun e qeverisë së futbollit ky investim, përveçse do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë futbollin shkodran, merr një rëndësi edhe më të madhe në kuadër të organizimit të finaleve të kampionatit Europian 2025 për moshën U-17 në Shqipëri.

Siç dihet stadiumi “Loro Boriçi” do të presë disa ndeshje të këtij kompeticioni të rëndësishëm dhe rrjedhimisht do të duhen edhe fusha për t’i ofruar ekipeve pjesëmarrëse infrastrukturë sa më të mira stërvitore.

Gjithashtu, u diskutua edhe për çështje të tjera ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

409726303_7164904976898931_8262284600408828098_n
410289720_7164904730232289_6263450849298576199_n
409803170_7164905176898911_9104780611373930745_n

Post navigation

Previous: Ish- drejtori i përgjithshëm i Policisë u pyet në SPAK, ja për çfarë dha shpjegime Haki Çako, shefi i Emergjencave Civile
Next: MINUTA E FUNDIT – Tre të bugosur të përjetshëm- njëri shkodran, sherr mes tyre, dy mbeten të plagosur…

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.