
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Gjatë ditës së sotme, firmosëm marrëveshjen me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, për zbatimin e programit të kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës. Bashkia Malësi e Madhe i bashkohet zyrtarisht këtij bashkëpunimi me një rol aktiv në terren.
Geshtenjat përfaqësojnë një aset të rëndësishëm për ekonominë dhe identitetin e zonave malore në bashkinë tonë.Programi synon mbrojtjen e prodhimit vendas nga grerëza aziatike përmes metodave biologjike të qëndrueshme, duke rritur njëkohësisht kapacitetet lokale dhe sigurinë për fermerët .
Bashkia Malësi e Madhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në zbatimin e këtij modeli bashkëpunimi, në kuadër të nismës globale të FAO “Një Vend, Një Produkt Prioritar” (OCOP), me fokus zhvillimin e qëndrueshëm rural.




