
Shkruan në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së për Qarkun Shkodër: Jam i emocionuar nga pritja e jashtëzakonshme e simpatizantëve të Partisë Demokratikë Vau Dejës, në prezantimin tim si kandidat për deputet para strukturave të Vau Dejës!
Entuziazmi i tyre sot, është shprehja e qartë e besimit dhe shpresës për ndryshimin e afërt të Shqipërisë me Lulzim Bashën, Kryeministër, dhe jam i bindur se përfaqësojmë alternativën më të mirë për të gjithë banorët e Bashkisë Vau Dejës.
Është privilegj dhe vlerësim për mua, dhe angazhohem që të përcjell zërin e problemeve tuaja, e t’ju përfaqësoj me integritet dhe përkushtim në shërbim të secilit qytetar, në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.
Zotohem para jush dhe kërkoj mbështetjen tuaj të plotë, për të permbushur programin qeverisës “Shqipëria Fiton”, i cili do të gjallërojë ekonominë tonë dhe do t’ju kthejë Shqiperinë shqiptarëve.
Shqiperia jo vetëm do fitojë, por 25 prilli do të jetë një referendum popullor dhe një përgjigje për të gjithë ata që e kanë humbur besimin! Këto zgjedhje do të bëjnë të mundur të kemi më shumë cilësi në arsim, shëndetsi, më shumë punë, turizëm, mirëqenie sociale, ekonomi, të drejta, duke i kthyer Vau Dejësit dinjitetin e nëpërkëmbur dhe besimin tek politika.
Të gjithë së bashku në garen e fitores do të bëjmë më të mirën, për një rezultat historik si asnjëherë më parë për një Shqipëri ndryshe, duke bërë një fushatë zgjedhore të drejtë dhe të denjë!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!