Para pak minutava KF Vllaznia ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook foto të takimit të kryebashkiakes Voltana Ademi me Hysen Dedjen, i cili tashmë është zyrtarisht trajner i kuqebluve. Duket se Klubi shkodran nuk ka dashur të humbasë asnjë minutë, teksa në këtë postim nënvizohet se prezantimi i Dedjes do të bëhet në orën 12.30. Siç shihet nga fotot, në takimin me kryebashkiak Ademi, kanë qenë të pranishëm edhe administratori Lici dhe zëvendëstrajnerët Osja dhe Lekiqi.
“ZYRTARE
HYSEN DEDJA, TRAJNERI I RI I VLLAZNISË
KF Vllaznia bën të ditur se trajneri i ri i skuadrës tonë është përzgjedhur Hysen Dedja. Prezantimi i tij para mediave do të bëhet në orën 12.30″, shkruhet në postimin e KF Vllaznia në faqen zyrtare në Facebook. /ShkodraWeb Media/