Presidenti Ilir Meta, sot ka qenë në Paris, ku është takuar edhe me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Me anë të një fotoje në Facebook, Meta ka bërë të ditur këtë takim ku shkruan se ka qenë një kënaqësi të takohet me të.
POSTIMI I PLOTË
Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen.