FOTO/ Presidenti Meta shpall qytetaren më të re të Shqipërisë, ja lidhja që ajo ka me vendin tonë…

Presidenti Ilir Meta ka shpallur qytetaren më të re të re të Republikës së Shqipërisë, motrën e mbretëreshës Geraldine.

“Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thotë Presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare.