FOTO – Presidenti Meta i akordon “Mjeshtër i madh” muzikologut e kompozitorit shkodran Gjovalin Lazri…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi artistin, muzikologun, kompozitorin dhe pedagogun e shquar Gjovalin Lazri me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Motivacioni i ketij nderimi nga ana e kreut te shtetit eshte: “Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ në fushën e pedagogjisë artistike për formimin profesional të artistëve të rinj”.


POSTIMI I PRESIDENTIT META NË FACEBOOK

Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë të dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’, pata kënaqësinë të çmoja me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, Profesor Gjovalin Lazri.

Muzika është magjike dhe universale, sepse ajo prek telat e shpirtrave tanë! Ajo mund të ndryshojë botën, sepse ka aftësinë të ndikojë e të ndryshojë shpirtin njerëzor. Muzika i bashkon dhe i bën më të afërt njerëzit e ndryshëm, dhe në të njëjtën kohë e bën shoqërinë tonë edhe më të harmonishme.

Siç ja ka arritur me shumë sukses edhe Profesor Gjovalin Lazri, së bashku me kolegët e tij, artistët e mëdhenj Tish Daija, Robert Radoja, Zhani Ciko e shumë të tjerë.

Nderim dhe respekt, ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada, nga mësimdhënia, përkushtimi, mendjet dhe duart e tyre kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër edhe në skenat më të mëdha të Europës dhe të botës. 🎼🇦🇱

 ABCOM ║ VODAFONE