Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta ka pershendetur sot viziten e bere nga homologu i Malit te Zi, Gjukanoviç, në Komunen e Tuzit, si mbeshtetje ne keto momente te veshtira te emergjences nga korona virusi.
“Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia CO VID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar”-shkruan Meta, ne nje postim te bere ne faqen e tij ne Facebook.
Postimi i Metës
Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.
Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.
Do të jemi gjithmonë pranë jush! ?????