
Shkruan në Facebook Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër: Ditë intensive inspektimesh, me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Ujitje Kullim – Lezhë, z. Fran Mataj dhe grupin e punës Prefektura Shkoder në zonat ku po kryhen investime dhe ku vijon puna në terren në sistemet kulluese dhe të mbrojtjes nga përmbytjet Shkoder.
Fokusi i inspektimeve, konsistoi në monitorimin e fazës së punimeve për parandalimin e gërryerjes së vazhdueshme të tokave bujqësore nga Lumi Drin në Njësinë Administrative Bërdicë dhe sistemimi i argjinaturës së Shirqit, procesi i pastrimit të kanalit të Murtemzës dhe kolektorit pranë hidrovorit në Ças.
Ndërkohë, krahas investimeve pritet të fillojë puna për pastrimin e argjinaturave të lumit Bunë nga shkurret dhe pemët në mënyrë që këto argjinatura të jenë të kontrollueshme dhe të parandalohen rastet e dëmtimeve duke ndërhyrë në kohë.
Inspektimi i paraprin verifikimit të masave të marra nga institucionet në nivel qendror dhe lokal, në prag të zhvillimit të takimit të Komitetit të Mbrojtjes Civile, që pritet të organizohet së shpejti me qëllim marrjen e masave për menaxhimin e emergjencave të pritshme vjeshtë dimër 2021-2022.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!