Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka sulmuar sot policen e cila gjatë protestës humbi gishtat, pasi i plasi një kapsolle në dorë. “Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!”, shkruan ndër të tjera Berisha duke publikuar një foto të një efektiveje e cila është në spital përball ministrit Sandër Lleshi.
“Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat! Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu, sipas te cileve ajo ka humbur 4 gishtrinje nga eksploziv i hedhur nga protestuesit. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere. Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe! ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. Sb”, ishte ky reagimi i plotë i Berishës.
Por pas këtij postimi ka ardhur dhe një reagim nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tregon foton e vërtetë të polices që është dëmtuar. Balla në postimin e tij shkruan se “ky sulm i turpshëm i një ish-kryeministri ndaj një vajze të re është pak ta quash çmenduri”.
“Çmenduria nuk ka brirë! Por ky sulm i turpshëm i një ish-kryeministri ndaj një vajze të re është pak ta quash çmenduri. Sali Berisha! Kjo vajzë e re, punonjëse e Policisë së Shtetit, ka moshën e mbesës tënde. Të të vijë turp që more guximin të shkruash këtë palaçollëk ndaj saj. Fshije urgjent këtë postim dhe kërkoji falje vajzës. Mjaftohu me baltën dhe shpifjet që bën ndaj nesh cdo ditë. Por mos guxo të fyesh vajzën e një familje të thjeshtë shqiptare, e cila kryen me ndershmëri detyrën si punonjëse e Policisë së Shtetit. Turp!”, shkruan Balla në një postim në Facebook.