Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:
Janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
103 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;
27 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
34 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
148 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
7 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.