FOTO – “Policia po më merr në qafë”, 22- vjeçari i identifikuar si autor i atentatit në Shkodër flet nga Italia

Pak minuta pasi policia shpalli në kërkim tre të rinj për sulmin me armë të ndodhur sot në Shkodër ndaj Taulant Pepajt, vjen reagimi i njërit prej tyre.

Ndërsa policia dyshon se mes personave që qëlluan me armë Taulantin është edhe Sehar Xhenje, ky i fundit mohon të jetë përfshirë në ngjarje.


Në një komunikim me “BalkanWeb” i riu thotë se ndodhet në Itali prej dy muajsh dhe se sot është njohur me këtë lajm përmes të fejuarës.

“Më mori në telefon e fejuara, ishte shumë e shqetësuar. U habita për këtë ngjarje. Është e vërtetë që kam bërë burg, por s’kam lidhe me ngjarjen, jam i pastër. Në verë prisja të vija të shpallja zyrtarisht fejesën. Këtej kam punët e mia”,- thotë i riu.

22-vjeçari tregon se e ka lënë Shqipërinë pas Vitit të Ri dhe një gjë të tillë mund ta vërtetojë përmes vulave që ka marrë në kufi. Ai thotë po ashtu se Taulantin e ka njohur para se të hynte në burg dhe se e ka pasur shok.


“Kur hyri në burg i thashë vëllait tim ta mbante afër aty, nuk e di çfarë janë këto gjajna që na bëjnë. Unë jam i pastër. Policia po më merr në qafë”,- tha ai për “BalkanWeb”.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel