Rreth orës 22.05 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Në lagjen ‘Partizani’, Burrel, në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer.
Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes. /Foto nga Dritan Kurti për ShkodraWeb/