
Një eksplozion ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të qytetit të Fushë- Krujës. Mësohet se ka qenë një sasi eksplozivi e cila ishte vënë në një makinë tip Golf 6 e parkuar në oborrin e një shtëpie.
Makina është në pronësi të shtetasit Vesel Xaka, 63 vjeç, ndërkohë që nga eksplozioni nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Mësohet se i biri i 63- vjeçarit është punonjës i bashkisë Fushë- Krujë.
Për këtë ngjarja ka reaguar edhe Policia, e cila shprehet se nga eksplozioni ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për të rënë në gjurmët e autorit apo të autorëve.
“Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale .Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia.