Një grup i strukturuar që merrej me trasportin, shpërndarjen dhe tregtimin e “miellit”, ka rënë në prangat e policisë italiane. Sipas informacioneve të përa, mësohet se të prangosurit janë shqiptarë, madje një pjesë e tyre edhe nga Shkodra. Lajmin e ka dhënë policia italiane e vendit fqinj, ku mes të tjerave lexohet:
Shkaterrohet nga policia italiane nje bande e trafikut te droges, me te cileve arrestohen edhe shqiptare. Mediat italiane shkruajne se jane arretuar 20 persona gjate nje operacioni te zhvilluar e oret e para të mëngjesit të sotëm.
Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar. Mesohet se aksioni u perqendrua ne provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias. Policia pas nje viti hetimesh ka verifikuar se droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia.
Nderkohe qe si baze e grupit ishte Sal Salvos e Vasto. Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane.
EMRAT
1-Denis Bimi
2- Clirim Tafimi
3- Eqerem Bimi
4 -Elvin Tafili
5 -Basmir Sylja
6- Elvis Cafi
7 -Adriano Shabanaj
8 – Erlin Roci
9 -Bruno Aliu
10- Adem Cekorja,
11- Abjond Xheka
12- Emran Morina,
13- Agim Cafi