FOTO – Pjesa liqenore dhe Alpet përfshijnë Malësinë e Madhe në projektin ambicioz “RITUUS”…

Zhvillimi modern dhe i qendrueshëm i turizmit bregdetar, liqenor dhe të Alpeve shqiptare, është në thelb të projektit “RITUUS”. Bashkia e Malësisë së Madhe, ka akses në këtë projekt, me dy resurse me mjaft vlera siç është pjesa liqenore përmes Liqenit të Shkodrës dhe Alpet, të cilat hijeshojnë këtë trevë.

Për të diskutuar pikërisht mbi projektin “RITUUS” (Regional Integrated Tourism and Urban Upgrading Study) është zhvilluar një takim në Bashkinë Malësi e Madhe në mes drejtuesve të projektit dhe kryebashkiakut Tonin Marinaj. Përfshirja e Malësisë së madhe në këtë projekt, do ti japë një nxitje edhe më të madhe turizmit, i cili për hir të realitetit, ka njohur zhvillim vitet e fundit.

Po ashtu, zhvillimi i turizmit krijon mundësi edhe për banorët e zonave malore, përmes investimit në bujtina apo përshtatjen e shtëpive për të pritur vizitorë vendas dhe të huaj. E gjithë kjo, përkthehet në më shumë të ardhura dhe një jetë më e mirë për të gjithë banorët e Malësisë së Madhe. /ShkodraWeb/

ShkodraWeb Channel