
Çdo qytet dhe qytezë në botë është unike, por disa vende janë aq të çuditshme apo të pazakonshme saqë vështirë mund të besohet se edhe ekzistojnë. Ju sjellim disa prej vendeve më të pazakonshme në planetin tonë.
Longyearbyen – Qyteti ku nuk mund të vdisni!
Qyteti Longyearbyen është një vend ku zyrtarisht nuk mund të vdisni. Ekziston një varrezë në qytet, por nuk është përdorur për më shumë se 70 vjet.
Arsyeja për këtë është klima e ftohtë, e cila i ndalon trupat të treten dhe i bën ata atraksion për kafshët e egra. Personat që janë të sëmurë dhe afër vdekjes transportohen diku tjetër me avion.
Qyteti me shpella
Matmata, që gjendet në Tunizinë jugore, është qytet ku ende jetojnë njerëzit në shpella të nëndheshme. Në vitet e 1970’ta janë ndërtuar shumë shtëpi në sipërfaqe, por vendasit preferojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre tradicionale nëntokë.
Qyteti më i kaltër që ekziston!
Muret, dyert, por edhe shkallët e qytetit të bukur të Chefchaouenit, Moroko, janë të nuancave blu.
Një teori thotë se janë ngjyrosur nga hebrenjtë të cilët kanë jetuar aty, pasi që ngjyra e kaltër është e shenjtë për ta. Ndonëse më nuk jetojnë aty hebrenjtë, tradita ende jeton!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!