Shkruan ne Facebook zevendeskryeministrja Senida Mesi: “Pata kënaqësinë sot të rikthehesha sërish në një auditor, pikërisht në këtë ditë të veçantë, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në praninë gjithashtu të Ministres Nikolla, Koordinatorit Rezident të OKB-së në Shqipëri Brian J. Williams dhe përfaqësuesve nga bota akademike, 25 universitete publike dhe private në Shqipëri nënshkruan një deklaratë të rëndësishme angazhimi për mbështetjen dhe promovimin të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ).
Kjo deklaratë e nënshkruar mes universiteteve, do të shërbejë si një urë lidhëse shumë e mirë për krijimin e një partneriteti të domosdoshëm mes botës akademike dhe institucioneve shtetërore për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Nëpërmjet kërkimit shkencor, seminareve dhe konferencave specifike, dija universitare do të jetë pararojë dhe udhërrëfyese për adresimin dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme sociale, ekonomike, mjedisore dhe më gjerë.”. /ShkodraWeb/