Qendra Multifunksionale “Për Familjen” në Njësinë Administrative Rrethina u përurua sot, në vazhdim të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Javës së Familjes.
Dikur shkolla fillore e Shtojit të Vjetër, një ndërtesë plotësisht e amortizuar dhe jashtë funksioni është një nga asestet e radhës që Bashkia e Shkodrës e transformon plotësisht dhe e vë në shërbim të komunitetit. Në qender do të ofrohen shërbimet shoqërore si; informim, orientim, këshillim, mbrojtja e fëmijëve, klasa prindërimi, grupe të të rinjve, vizita në familje, referim dhe menaxhim rasti, fuqizim ekonomik, ndërmjetësim për punësim, ri-integrimi në shkollë, mbështetje pas-shkollore, aktivitete argëtuese, lojra psikosociale, etj.
Projekti i Bashkisë së Shkodrës u zhvillua në bashkëpunim me organizatën partnere World Vision dhe pas një pune disa mujore Qendra Multifunksionale do të jetë në shërbim të banorëve. Realizimi i punimeve iu besua kompanisë “Delia Impex shpk” me administrator ligjor Mario Delia, e mirënjohur për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e punës së saj, kudo ku ajo është kontraktuar. Kështu ka ndodhur edhe në këtë vepër, e cila sot është vlerësuar nga të gjithë të pranishmit për cilësinë e punimeve. Përveç shërbimeve sociale, në Qendër janë krijuar mjediset e përshtatshme për qendrën shëndetësore, duke krijuar kushte optimale për “bluzat e bardha”.