Dalin të dhëna të reja lidhur me incidentin e disa ditëve më parë një një nga protestat e opozitës së bashkuar. Një person me “këmishë blu” dhe me kapele në kokë, ka provuar të shqetësojë protestuesit opozitarë. Në bazë të informacioneve të “qytetarit dixhital”, personi i veshur me këmishë blu, i cili u përball verbalisht me protestuesit të enjten në sheshin “Shqiponja” është një emër i njohur, i lidhur me histori “të errëta”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin, në të cilin shkruhet se Agim Xhelili është një ish-kapur në Greqi për vjedhje banke. Ndër të tjera, Xhelili, sipas denoncuesit është mik për kokë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Më poshtë postimi plotë i ish- kryeministrit Sali Berisha.
Statusi i Berishës:
Identifikohet narkosi qe provokoi te enjten protesuesit te Sheshi Shqiponja!
Ai eshte trafikanti Agim Xheli, i burgosur ne Greqi per grabitje banke dhe me parcela hashashi ne Katundisht, mik per koke i Saimir Trafikut.
Lexoni mesazhin fhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr personi qe drejtoi makinen drejt protestusve paqesor eshte mik i Sajmir Tahirit ka pasur parcela hashashi ne Katundisht Kelcyre , ka bere burg ne Greqi per grabitje bankash , dhe nje vella sot e ka ne burg per droge dhe grabitje, quhet Agim Xheli, keta ne 97 kane qene eksponentë te shtabeve kriminele grabites ,si ka mundesi qe se percjellin ne media PD o Doktor , me respekt