
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin marinaj: I nderuar t’i dorëzoja titullin “Qytetar Nderi” një personaliteti të shquar të politikes dhe jetës publike.
Përfaqësues i denjë i shqiptarëve në Mal të Zi, administrator i zoti dhe një zë i fuqishëm i mbrojtjes së identitetit dhe i promovimit të bashkëpunimit të Malësorëve e Shqiptarëve këndej dhe andej kufirit, z.Nikoll Gegaj.
Jeta dhe vepra e z.Gegaj janë një udhërrëfyes për çdo politikan të ri apo në karrierë, që gjithmonë, pavarësisht çdo gjëje, në radhë të parë duhet të jenë gjithmonë interesat e kombit tonë.