FOTO – “Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë”, Covid-19 i merr vëllanë pronarit të televizionit të njohur

Ndahet nga jeta vëllai i biznsmenit, Ylli Ndroqi, Lulzim Pasmaçiu, i cili ishte infektuar me Covid- 19. Lulzim Pasmaçiu humbi betejën me COVID-19 sot, pasi ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.


Ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte këtë betejë. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Ylli Ndroqi, i cili i ka bërë të vëllait një dedikim prekës në rrjete sociale.

“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.

Ndërkaq lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe djali i të ndjerit, ku teksa ka ndarë një foto me të në rrjete sociale, shkruan disa fjalë prekëse.

ShkodraWeb Channel