Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor në Kretë të Greqisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Akrotiri” në Chania. Shqiptari 48-vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke udhëtuar me motorin e tij kur është përplasur me një makinë. Goditja rezultoi fatale për shqiptarin, i cili humbi jetën rrugës për në spital, njoftojnë mediat vendase. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shqiptari ka qenë me shpejtësi. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.