
Dy automjete janë përplasur në aksin Elbasan- Papër pasditen e sotme, ku të lënduar kanë mbetur katër persona. Matilda Çela bashkë me dy fëmijët e saj, të moshës 4 vjeç dhe 4 muaj kanë mbetur të dëmtuar ndërsa shoferi dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj, Marjus Çela është jashtë rrezikut për jetën pasi nuk ka marrë lëndime serioze.
Makina tip Opeli në të cilën udhëtonte familja Çela, është përplasur me automjetin tip Benz me targa angleze të Mikel Jolldashit. Ky i fundit e ka çuar në katër numrin e të lënduarëve në këtë aksident.