FOTO/ Përplasen dy “benz”-a dhe humbasin jetën të dy shoferët respektive…

Dy shoferë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së makinave të tyre në Shijak, në zonën e Hardhishtes.

Policia informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa viktimat janë M.T., 44 vjeç, banues në Durrës dhe N.H., 41 vjeç.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç. Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve”- njofton policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal