
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se janë shpëtuar 3 pacientë dializantë në zonën e Shkodrës, e cila prej disa ditësh ndodhet nën pushtetin e ujit për shkak të përmbytjeve. Tre pacientë dializantë u transportuan sot me autoambulancë nga fshatrat Dajç, Pentar dhe Velipojë me ndihmën e ushtrisë dhe aktualisht po marrin shërbimin e dializës në spitalin e Shkodrës. Sipas njoftimit të ministrisë të gjitha strukturat shëndetësore pranë zonave të përmbytura janë në gatishmëri të plotë.
“Me herët, 3 pacientë me probleme kardiake dhe bronkopneumoni u asistuan nga mjeku i qendrës shëndetësore Dajç, Besnik Haxhia dhe më pas kanë marrë shërbim të specializuar në spitalin e Shkodrës.
Po monitorohen rregullisht nga ekipi i mjekëve edhe 70 të evoluuarit që janë vendosur në Konviktin e Shkollës Industriale.
Ne masat e marra nga strukturat e shëndetësisë, është vendosur shërbim 24 orë në qendrat shëndetësore Dajç dhe Bërdicë. Ndërkohë 2 autoambulanca janë vendosur në gatishmëri 24 orë në kryqëzimin e Dajcit dhe ne Malin Kolaj, ku janë edhe pikat e ushtrisë.
Nga ana tjetër, strukturat e shëndetit publik po kryejnë monitorimin e situates se ujit të pijshëm në të gjithë zonat e përmbytura”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!