FOTO/ Permbytje “biblike” ne Itali, deri tani raportohet per 7 te vdekur

Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kaluar Italinë, duke shënuar disa viktima. Mediat italiane raportojnë se shiu i rrëmbyeshëm, që ka arritur në 170 mm brenda pak minutave, ka shkaktuar gjashtë viktima në zonën e Monterotondo, Livorno.  “Situata është shumë e rëndë, kritike, shpresoj të mos ketë një katastrofë. Ka rënë shumë shi dhe ka shumë vështirësi”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Livorno, Nogarin.
Ndërkohë, nga përmbytjet masive rezultojnë dhe tre persona të zhdukur, një vajzë në Garzellin dhe dy të tjerë në rrugën  “Sant’Alo”. Nga raportimet e para, dyshohet që mes viktimave të ketë edhe fëmijë.
Shiu i tmerrshëm, që përfshiu vendin, ka lënë pasoja të frikshme, duke përmbytur Tri Urat,një nga plazhet më të famshme  në Livorno, murin rrethues në kufi me urat.
Balta ka përfshirë plazhin, duke zvarritur makina, kamionë, skuterë, ndërsa me dhjetëra shtëpi janë në ujë. Në disa vendi uji i baltës ka arritur edhe dy metra, duke pushtuar të gjitha shtëpitë në katin përdhesë.
Situata vijon të jetë dramatike, ndërsa katër vajza të mbyllura në një metro të përmbytur janë shpëtuar mrekullisht nga vdekja.
Shumë zona janë evakuuar, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të shpëtuar njerëzit e bllokuar, si dhe për të normalizuar situatën. /shqiptarja.com/