FOTO – Përkujtohet Lufta e Reçit në Malësi të Madhe, aktivitete të reduktuara për shkak të Covid-19….

Festa e Reçit, ka qenë një nga më të bujshmet para dhe pas vitit 1990 në Malësinë e Madhe. Në kujtim të betejës me forcat pushtuese me 31 gusht 1943, vit pas viti janë organizuar një seërë aktivitetesh festive. Sivjet, Bashki e Malësisë së Madhe njoftoi pezullimin e festimeve për Festën e Reçit por edhe Logut të Bjeshkëve për shkaktë situatës së krijuar nga Covid-19.


Megjithatë, kjo ditë nuk ka kaluar pa përkujtim. Në memorialin që përjetëson këtë ngjarje, sot janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule nga autoritetet e pushtetit vendor, të shoqatave të veteranëve, pjestarëve dhe të afërmëve të personave qëmorën pjesë në këtë betejë. Vitet e kaluara, festimet ishin më madhështore, me një prani jo vetëm nga Malësia e Madhe por edhe nga Shkodra e treva të tjera të vendit.

Nuk mungonte as koncerti festiv nga artistë dhe grupe artistike këtej e andej kufirit. Për shkak të pandemisë, ato munguan sivjet por kjo ditë nuk kaloi pa u përkujtuar nga Bashkia Malësi e Madhe. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel