ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Përflitet prej javësh për ndarje nga bashkëshorti, por Rudina Dembacaj shfaqet krah tij në një kafe…

Rudina Dembacaj kohët e fundit është përfolur për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, ku thuhet se shkak është bërë tradhëtia e moderatores. Megjithatë vetë Rudina ka preferuar të mos flasë për këtë çështje, ndërsa janë parë që kanë qarkulluar foto të çiftit gjatë ditëve të fundit.

E ftuar edhe në emisionin “Soiree” në Top Channel, Dembacaj bëri një deklaratë të çuditshme në lidhje me burrin e saj. Së bashku me të ftuarit e tjerë, teksa ishin duke folur se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj. Aktorja duke qeshur ka thënë “unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”. Ndër të tjera ajo ka thënë se “sa të jetë i mirë e du, sa s’është më se dua”, duke ju referuar partnerëve në përgjithësi.

Ndërsa mesditën e sotme në një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Rudina është fotografuar krah bashkëshortit të saj Aleksit, në një kafe në kryeqytet.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.