Përkrahësit e Partisë Komuniste dhe veteranët kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me portretin e diktatorit, Enver Hoxha në duar. Një orë pasi në Varrezat e Dëshmorëve ishin përfaqësuesit e qeverisë, nostalgjikët e Enver Hoxhës kanë vendosur buqeta me lule para memorialit “Nënë Shqipëri”.
Përkrahësit e Partisë Komuniste për herë të parë janë paraqitur me pankarta në duar, kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.
“‘Poshtë Qeveria Neoballkaniste e Edi Ramës’ dhe ‘Bularati është Shqipëri’”, ishin disa nga pankartat e nostalgjikëve të Enver Hoxhës.