FOTO – Pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi” emërohet Zëvendëskonsull Nderi i Italisë në Shkodër…

Sot, me 19 tetor 2021, në Rezidencën e Italisë në Tiranë, është zhvilluar ceremonia e emërimit të Dr. Roland Dodani si Zëvëendës Konsull Nderi i Italisë në Shkodër, në prani të ambasadorit Farbrzio Bucci, të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, autoriteteve lokale në Veri të Shqipërisë dhe autoriteteve të tjera.

Juridiksioni i kompetencave të Konsullatës së Nderit, që ka selinë në ndertesën historike të Konsullatës (Pallati Italia, Rruga Don Bosco Shkodër), është e shtrirë në të gjithë territorin e veriut të vendit (rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës e Dibër)


Kjo Konsullatë Nderi është një pikë referimi si për qytetarët italianë ashtu edhe për autoritetet e organizatat shqiptare e italiane të pranishme në Veri të Shqipërisë, për të stimuluar dhe forcuar më shumë bashkëpunimin italo- shqiptar në fushën ekonomike, tregtare, sociale e kulturore.

Me këtë rast, Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci ka deklaruar:

“Kë emërim shënjon edhe një rilindje. Sot celebrojmë një ri- nisje, e celebrojmë në një vit të veçantë, të 30- vjetorit të zbarkimeve të para të shqiptarëve në brigjet tona italiane. Italia është, ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë. Ky afrimitet në mes dy vendeve tona është tashtë një fakt historik që asgjë nuk mund ta fshijë, ta ndryshojë. Shkodra është një qytet i rëndësishëm dhe me këtë ri- nisje, duam të japim një impuls më të madh rë pranisë tonë dhe rolit tonë në Veriun e Shqipërisë. Bota e konsujve të nderit është një botë e jashtëzakonshme, sepse ata luajnë një funksion themelor mbështetjeje në rrjetin doplomatiko- konsullor dhe për këtë, zgjedhja e personit të duhur është themelore. Falenderoj që tani dr. Dodanin për punën që do të bëjë në vitet që do të vijnë.”.

Zëvendëskonsulli i Nderit i Italisë në Shkodër, Roland Dodani ka deklaruar:

Sot është një ditë veçanërisht domethënëse për mua. Marrja e këtij titulli më bën krenar dhe të lumtur, siç edhe i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që një besim i tillë sjell. Ambasada e Italisë ka dashur të zgjedh një qytetar shqiptar për të treguar më shumë afërsinë me qytetin dhe rajonin e Shkodrës. Shkodra ka një lidhje shumë të fortë me Italinë. Italia ka qenë gjithmonë një mike dhe aleate e Shqipërisë dhe e ke treguar në shumë raste, edhe të vështira për vendin tonë. Sigurisht, do të jetë detyra ime të punoj me vendosmëri e përkushtim për tu kujdesur dhe intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Jam vertetë i nderuar që është identifikuar në personin tim, figura e përshtatshme për detyrën prestixhioze të Zëvendëskonsullit të Nderit të Italisë në Shkodër. Shpresoj ta kthej këtë besim, duke iu dhënë impulsin e duhur marrëshënieve kulturore, shoqërore, ekonomike dhe tregtare në mes dy vendeve tona. Faleminderit të gjithëve, jetë të gjatë dhe të begatë miqësisë mes dy vendeve tona”.

Ceremonia ka vijuar me betimin e Dr. Dodanit, i cili ka marrë në këtë mënyrë funksionet e Zëvendëskonsullit të Nderit të Italisë në Shkodër: Premtoj solemnisht të përmbush, me besnikëri e ndrëgjegje, detyrat që më janë vendosur nga ligji dhe rregullat, dhe marr postin e Zëvendëskonsullit të Nderit të Republikës së Italisë në Shkodër, detyrat dhe përgjegjësitë që ajo përmbledh”. /ShkodraWeb/