Ndërsa Partia Demokratike e kryesuar nga Berisha është në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave të primareve, PD- ja tjetër apo “grupimi Alibeaj”, ka nisur takimet në bazë në kuadër të zgjedhjeve të 14 maj 2022.
“Partia Demokratike dega Shkodër zhvilloi mbledhjen e kryesisë. Në fokus të takimit ishte diskutimi i udhëzimit të kryesisë së Partisë Demokratike të Shqiprisë.”, shkruan në një publikim në faqen e vet në Facebook Xhevdet Amuli, kryetar i PD- së së “grupimit Alibeaj” për Shkodrën.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, pas dështimit të negociatave të bashkim- bashkëpunimit mes dy linjave në PD, edhe “grupimi Alibeaj” do të ketë kandidatët e vet në zgjedhjet vendore të vitit tjetër.
Përgatitjes së këtij procesi, ndoshta edhe përcaktimit të kandidaturave të mundshme për bashkinë Shkodër, i ka shërbyer edhe ky takim i organizuar. Në krah të Amulit, siç shihet nga fotot, është ish- kandidati i zgjedhjeve të 6 mars 2022, Xhemal Bushati.