Gjatë ditë së djeshme dhe mbrëmë, qarku i Vlorës është goditur nga një sërë tërmetesh duke terrorizuar banorët. Tërmeti më i fortë ishte dje me magnitudë 4.6 ballë me epiqendër 18 kilometra nga Memaliaj dhe me thellësi 15 km.
Tërmeti i fortë u pasua gjatë natës edhe me lëkundje të tjera me intensitet më të vogël. Përveç panikut që kanë shkaktuar tek banorët, tërmeti ka shkaktuar edhe dëme në disa fshatra të Vlorës.
Në fshatin Bashaj disa banesa janë plasaritur dhe disa të tjera rrezikojnë shembjen. Mësohet se në orët e paradites ka shkuar për inspektim dhe Prefekti i Vlores Flamur Mamaj.