
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 40 vjeçari të identifikuar si Erald Totilla ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Unazën Lindore në Tiranë. Totilla po drejtonte motorin e tij kur goditi nga pas betonieren që drejtohej nga Astrit Halilaj, 41 vjeç.
Në foto duket se motori është shkatërruar tërësisht pasi është ndarë në dy pjesë ndërsa dëmtime ka pësuar edhe betonierja.
Mësohet se Erald Totilla u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë pasi kishte pësuar fraktura dhe ka hemorragji. Ai ishte i apasionuar pas motorave sportivë dhe garave.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe grupi hetimor për të zbardhur detajet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!