
As Ervin Salianji as GD-ja e famshme nuk kane reaguar publikisht mbi videoskandalin e filmuar në parlament, por duket se deputeti demokrat nuk është i vetëm. Pas bisedave erotike me GD, e cila është përcaktuar nga mediat si Grida Duma, Salianji duket se ka zgjedhur të heshtë, duke mos dhënë asnjë shpjegim.
Duke qenë se vëmendja ndaj tij është shumë e lartë, ai ka shmangur edhe rrjetet sociale. E megjithatë demokrati ia ka dalë të dërgojë një mesazh intrigues nëpërmjet mikes së tij gazetare, Valbona Mhilli Kjo e fundit ka publikuar një foto me deputetin, poshtë të cilës duket se ka shkruar edhe mendimin e Salianjit mbi skandalin seksual.
Ajo shprehet se: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara. Me mikun më të mirë Ervin Salianji”. Mund të themi me siguri se ky është sinjali që deputeti Salianji do të vijojë të ecë në rrugën e tij drejt politikës.








