
Lezha tashmë do të drejtojë 2 Kuvendet, Kuvendin e Shqipërisë dhe Kuvendin e Nxënësve, madje nga 2 deputete femra Lindita Nikolla dhe Ester Ndreka.
Zhvilloi punimet Legjislatura e II e Parlamentit të Nxënësve. Deputetë nga të gjitha shkollat e rretheve të vendit u mblodhen në Kuvendin e Shqipërisë.
Shkollat e rrethit të Lezhës në 29 tetor zgjodhen 2 deputetet e tyre Joana Biba nxënëse e shkollës 9- vjeçare “Besëlidhja” për Arsimin e Mesëm të Ulët dhe Ester Ndreka, nxënëse e gjimazit “Hydajet Lezha” për Arsimin e Mesëm të Lartë.
Ndërsa sot kandidatët për kryetar të parlamentit shpalosen platformat e tyre. Me votim të fshehtë u zgjodh me shumicën e votave deputetja e Lezhës Ester Ndreka, e cila do të drejtojë parlamentin e nxënësve. /Nga Lindita KOKAJ/






