FOTO/ Pas bojkotit të mësimit, kryebashkiaku i Vau- Dejësit Hila viziton shkollën në Stajka bashkë me shefin e DAR Ymeri

Kryetari i Bashkise Vau Dejes Zef Hila dhe drejtori i DAR Shkoder Kadri Ymeri kane inspektuar shkollen Martin Trushi ne Stajke. Ato jane takuar me prinder dhe nxenes si dhe kane pare nga afer ambjentet e shkollws. Ne cdo klase me ngrohje, nderkohe qe per protesten po mbahet nje takim ne drejtorine e shkolles per zgjidhur shqetesimin e ngritur nga nxenesit mengjesin e sotem.

Bashkia Vau Dejes i ka derguar nje shkrese OSHEE, per lidhjen e trefazoresisht qe ve ne pune kaldajen, edhe pse nje shqetesim i tille nuk eshte ngritur me pare nga drejtoria e shkolles. Shkolla 9 vjeçare Martin Trushi eshte ndertuar nje vit me pare nga themelet dhe eshte brenda te gjithe standarteve. Baza materiale per ngrohje eshte shperndare qe ne fillim te muajit Nentor duke plotesuar nevojat per të gjithe klasat.

Në fund  të inspektimit, nga stafi i Bashkisë Vau- Dejës është mësuar se ka marrë zgjidhje problemi i nxenesve ne shkollen ne stajka. Nga nesër, do te vihet ne eficence kaldaja. Kryetari i Bashkise Zef Hila dhe Drejtori i DAR, Kadri Ymeri kane gjetur kështu zgjidhjen qe kerkonin banoret.

MUND TË LEXONI EDHE: Nxënësit në Vau- Dejës bojkotojnë mësimin- nuk u ndizet kaldaja, prindërit: Jo ngrohjes me gaz, bombulat rrezikojnë jetën…

Loading...