
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha dha dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i deputetit në mbrëmjen e sotme. Ashtu si edhe lideri i partisë më të madhe opozitare, Basha, një nga figurat më me peshë të kësaj partie nuk ka humbur kohë.
Vendimi vjen si pasojë e gjendjes së vështirë që ndodhet vendi, që sipas PD-së, përgjegjëse kryesore është qeveria Rama.
Në dy dorëheqjet e Bashës dhe Berishës, ka një detaj që bie në sy: Mungon data mbi shkresën e dorëheqjes, ndërsa Kryemadhi për shembull, ka vendosur datën e sotme. Sipas gjasave, do të jetë ndonjë harresë e tyre sepse pas vendosjes së firmës, data në shkresë mund të vendoset nga kushdo…