Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka reaguar pas lajmit të publikuar në median britanike “Daily Mail”, ku denoncohen kushtet skandaloze ku mbahen kafshët e egra, në një kopsht zoologjik në qytetin e Fierit. Klosi ka urdhëruar inspektimin e kopshtit zoologjik privat në Fier dhe ka premtuar se kafshët do të merren në mbrojtje.
“Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopësht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit.
Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme! “, thekson Klosi.
MUND TË LEXONI EDHE: VIDEO/ Gazeta britanike artikull tronditës për kopshtin zologjik në Shqipëri…