
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Kosovës, Ramush Haradinaj, u përfshinë në përplasje publike, pas një deklarate të kreut të Qeverisë së Shqipërisë, i cili e quajti si shpikje të homologut kosovar ccështjen e demarkacionit me Mali e Zi.
Pas kësaj deklarate të Ramës, Haradinaj reagoi në rrjetet sociale, duke i kujtuar Ramës që të merrej me problemet që ka në Shqipëri dhe mos ndërhyjë në punët e Kosovës. Por pas kësaj përplasjeje, Kryeministri Rama i ka shkuar në shtëpi Haradinajt, nga ky ka postuar në rrjetin social edhe një foto me komentin: “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. Gëzuar festën e Pavarësisë”.







