FOTO – Pas 30 viteve edhe “14 janar 1990” festohet në dy vende të ndryshme, nga dy grupime të ndryshme…

 

Për herë të parë në këto 30 përvjetorë, përkujtimi i demonstratës së 14 janar 1990, është përkujtuar nga dy grupime. Çdo vit ishim mësuar që ceremonia përkujtimore, e organizuar nga ideatorë e pjesëmarrës në në demonstratë, të mbahej në mjediset e hotel- turizëm “Rozafa”. Eddhe sivjet, kështu ka ndodhur, ku ishin të pranishëm edhe ish- deputetët e Qarkut Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi, ish- presidenti Bujar Nishani, drejtues të PD dhe opozitës.

Ndërkohë, jo më larg se 100 metër, një tjetër ceremoni, në qiell të hapur, aty ku me 14 janar 1990 ishte edhe busti i Stalinit që duhej të shembej para 30 viteve nga protesta. Qendra MeMo dhe revista “Shejzat”, ishin organizatorë të disa aktiviteteve, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.


Në historinë e vjetër por edhe të re të Shqipërisë, ka patur disa data, siç është 14 janari 1990, që kanë bashkuar. Siç ndodhi edhe sot, në hotel- turizëm “Rozafa” kishte edhe individë të paangazhuar politikisht, pa bindje politike publike deri edhe të majta. E njëjta gjë, edhe në aktivitetet e organizuara vetëm 100 metër më larg.

Nuk është e qartë se kush ishte ideuesi i festimeve të ndara për të njëjtën ngjarje të rëndësishme. Nuk është e qartë as se çfarë i pengoi këto dy grupime të bashkërendonin apo edhe të bashkonin në një agjendë të vetme aktivitetet respektive. Por ajo që duhet thënë, edhe me keqardhje, është se sot ishim dëshmitarë të kultivimit të një fenomeni të kahershëm në mes shqiptarësh: Përçarjen!  30 vite më parë, çdo gjë u la pas në emër të Bashkimit për të mirën e përbashkët! Sa hapa pas kemi bërë këto tre dekada!/ShkodraWeb Media/

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media